NDËRRIMI I EMRAVE TË EPOKËS KOMUNISTE KA BAZË NË DY REZOLUTAT E KËSHILLIT TË EVROPËS – DIBRA E KA BËRË VITE MË PARË/Reagim ndaj deklaratës së Kryetares së MV se, me heqjen emrave nga epoka komuniste nga rrugët, institutet dhe institucionet, fshihet kujtesakolektive e maqedonasve!?/

Në vitin 1996 Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, mirar
toi Rezolutën 1096, me të cilën kërkoi nga ish shetet e bllokut komunist të distancohen nga e kaluara komuniste dhe tu kërkojë falje viktimave të komunizmit. Parlamenti i FYROM e miratoi një Rezolutë!

Në vitin 1997, poashtu Asambleja Parlamentare e KE, (me Rezolutë 1481) kërkoi që shtetet e ish llokut komunist ta dënojnë sistemin dhe krimet e komunizmit.

Në një Konferencë Ndërkombëtare në Strugë në tetor të vitit 2007, (në bazë të Rezolutës 1481), në organizim të Shoqatës së të burgosurve politikë shqiptarë dhe maqedonas; nën patronatin e Kryetarit të Parlamentit z. Lubisha Georgievski u miratua një Rezolutë me të cilën u dënuan krimet e komunizmit…
Me këto 2 Rezoluta, Maqedonia i ,,plotësoi” kërkesat e Këshillit të Evropës por, sa i zbatoi ato, le për të dëshiruar!
Shumë emra rrugësh në vendbanimet shqiptare, në memorrien tonë kolektive janë sinonim i zullumit dhe vuajtjeve…, prandaj duhet të ndërrohen!

Sh. P. Kryetar i Shoqatës së të burgosurve dhe të përndjekurve politikë shqiptarë në MV.