Kryeministri i ri kanadez: Kanadaja asnjëherë nuk do të jetë pjesë e Shteteve të Bashkuara

Kryeministri i ri kanadez: Kanadaja asnjëherë nuk do të jetë pjesë e Shteteve të Bashkuara

4 hours më parë

0 124 1 minutë lexim

Kryeministri i ri i Kanadasë kritikoi Sekretarin amerikan të Shtetit Rubio që e quajti vendin e tij “shtetin e 51-të” në takimin e G7-tës sot në Quebec, duke u zotuar se Kanadaja nuk ka për të qenë “asnjëherë” pjesë e SHBA-së, raporton Anadolu.

Në konferencën e tij të parë zyrtare për shtyp pas betimit, Mark Carney u tha gazetarëve se qeveria e tij e re ka një sërë prioritetesh, duke përmendur para së gjithash tarifat e SHBA-së, duke thënë se do të mbrojë “punëtorët kanadezë dhe familjet e tyre përballë veprimeve të pajustifikuara të tregtisë së jashtme”.

I pyetur në lidhje me komentet e Rubios të bëra në tokën kanadeze – duke i bërë jehonë komenteve të ngjashme prej muajsh të presidentit amerikan Donald Trump – Carney i quajti ato “të çmendura”.

Carney u pyet më vonë për vizitën e tij të ardhshme në Evropë dhe nëse ai do të “kërkonte garanci nga aleatët e Kanadasë se ky vend nuk do të bëhet kurrë shteti i 51-të i Amerikës”.

“Ne asnjëherë, në asnjë mënyrë, në asnjë formë, nuk do të jemi pjesë e Shteteve të Bashkuara”, tha ai, duke theksuar: “Amerika nuk është Kanada”.

Duke promovuar ndryshimin në Kanada, ai tha për kabinetin e tij të ri dhe të larmishëm: “Nuk do ta kishit atë kabinet në Amerikë. Nuk e keni atë kabinet në Amerikë.”

“Ne jemi një vend thelbësisht i ndryshëm”, shtoi ai.

Carney tha gjithashtu se ai “nuk ka plane për të shkuar në Shtetet e Bashkuara”, por dha garanci se ai “mezi pret të flasë me të (Trumpin) në momentin e duhur”.