BDI dhe LSDM kanë shpërdorë 180 milion euro

180 milionë euro kanë përfunduar vetëm në llogarinë e Pucko Petrol, pa llogaritur 167 milionë euro për mazutin e dorëzuar nga RKM te ESM, pra te REK Bitola dhe TEC Negotino.

Nëse shihet shuma totale, bëhet fjalë për një qarkullim mbi 350 milionë euro që LSDM u ka mundësuar Pucko Petrolit, Jahoskit dhe RKM-së.

Asmir Jahoski, pronari i Pucko Petrol, ka përfituar mbi 180 milionë euro në tenderë nga LSDM si qeveri qendrore dhe lokale për 7 vite.

Pucko Petrol për 30 vite ka pasur statusin e një “ariu polar” në shoqërinë maqedonase, duke u lejuar të importojë çfarë të dojë dhe si të dojë përmes tenderëve. Tani, me qeverisjen e VMRO-DPMNE, do t’i jepet fund këtij kriminaliteti.

LSDM nuk ka të drejtë të thotë asnjë fjalë, veçse të heshtë dhe të ulë kokën, pasi kjo skemë kriminale ka ndodhur në kohën e saj dhe është toleruar prej saj. Sistemi i drejtësisë që ata mbrojnë tani po i lehtëson masat për sigurimin e pranisë së të dyshuarve. Ky është i njëjti sistem që LSDM e mban me kadrot e saj të korruptuara në Këshillin Gjyqësor.

LSDM ka toleruar me vetëdije Pucko Petrolin. Ata i mundësuan Pucko Petrolit dhe RKM-së të përfitojnë qindra miliona euro nga furnizimi me mazut, me ndihmën kryesore të drejtorit të arratisur të ESM-së, Vasko Kovaçevski.

Pucko Petrol dhe Asmir Jahoski kanë operuar pa pengesa në tenderët shtetërorë gjatë sundimit të LSDM-së, shpesh duke qenë edhe ofertuesit e vetëm.

Skema kriminale e Pucko Petrolit dhe LSDM-së i ka kushtuar qytetarëve jo vetëm para, por edhe jetë.

Sa herë që të mendojmë për ajrin e ndotur, Pucko Petrol dhe RKM janë aty për të na kujtuar pse është kështu dhe për të mos lejuar që historia të përsëritet.