Trump: Bisedimet me Putinin ishin frytdhënëse, lufta në Ukrainë mund të përfundojë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, diskutimet e tij të fundit me homologun rus, Vladimir Putin, i ka përshkruar si “shumë të mira dhe produktive”, duke shprehur optimizëm për përfundimin e luftës në Ukrainë, transmeton Anadolu.

“Ka një mundësi shumë të mirë që kjo luftë e tmerrshme dhe e përgjakshme më në fund të marrë fund”, shkroi Trump në mediat sociale.

Megjithatë, ai paralajmëroi për një situatë të tmerrshme për trupat ukrainase, duke theksuar se mijëra janë “të rrethuar plotësisht nga ushtria ruse” dhe në “pozitë shumë të keqe dhe të cenueshme”.

Presidenti amerikan theksoi kërkesën e tij drejtuar presidentit rus për t’u “kursyer” jetën e tyre, duke e quajtur humbjen e mundshme një “masakër të tmerrshme dhe të paparë që nga Lufta e Dytë Botërore”.