Struga ka nevojë…!Sa më shumë që i afrohemi tetorit aq më shumë aktualizohet tema e zgjedhjeve lokale për atë se kujt do tia besojnë struganët fatin e tyre katër vitet e ardhshme.Struga ka nevojë për dorën e një strugani të vendosur,e një strugani të ditur,atdhedashës,të pastër moralisht dhe të përgatitur intelektualisht të gatshëm që Strugës tia kthejë krenarinë dhe dinjitetin aq të munguar këto dekadat e fundit.Struga që iu nënshtrua një nëpërkëmbjeje të pamëshirshme,një zhvatjeje të pashpirt,njëzbrazjeje të furishme dhe një katrahure të paparë ka nevojë për njeri të mirë,të zgjuar të aftë dhe të guximshëm që bashkë me ekipin e tij do ti japë fund poshtërimit të tejzgjatur që i është bërë asaj.Struga nuk ka nevojë për ata që bëjnë pazare me fatin e saj,nuk ka nevojë për ata që bënë milionat nga buxheti i saj,nuk ka nevojë për ata që e shohin atë si “plaçkë”për pangopësinë e tyre të pashpirt.Ajo nuk ka nevojë për ata që malet ia shndërruan në djerrina,fushën ia shndërruan në deponi kanceri dhe katrahurë zhvatjeje e koncesionimi,breglumin e shndërruan në bunkerizim urbanistikbregliqenin e bënë kënaqje të epsheve klienteliste të militantizmit partiak ku funksionojnë biznese të egra pa leje urbanistike dhe pa koncesione të hapsirave publike tash e 11 vjet me rradhë.Struga nuk është pronë private e individëve dhe e grupeve të krimit të organizuar ajo nuk është e askujt veçmas e asnjë grupimi të caktuar për përfitime individuale e grupore.Struga është e Zotit ,i takon Struganëve dhe gjithë atyre që e duan atë të gjallë,të ngazëllyer,të rritur,të prosperuar e të zhvilluarStruga ka nevojë….

Nusret Ziba