
Një rast jo i zakonshëm por aspak i hijshëm ka ndodhur në një nga Spitalet në Maqedoninë e Veriut, transmeton TV21.
Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme, një mjek ka hyrë në një nga sallat e operacionit në Spitalin Klinik të Shtipit dhe është munduar ta marrë aparatin për anestezion, ku ka sulmuar fizikisht kolegun e tij i cili ishte duke kryer intervenim.
SPB Shtip ka ngritur kallëzim penal kundër Z.Sh.(65) nga Shtipi për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “sulm ndaj punonjësit mjekësor dhe bashkëpunëtorit mjekësor gjatë kryerjes së aktivitetit mjekësor”. Më 05.02.2025, i denoncuari, mjek në Spitalin Klinik të Shtipit, ka hyrë në një nga sallat për operacione ku po realizonte operacion dhe është munduar ta marrë aparatin për anestezion, ku ka sulmuar fizikisht kolegun e tij i cili po e kryente intervenimin”, qëndron në buletinin e MPB-së.