Mickoski: U pasuruan në dëm të shëndetit tonë! Mexhiti: Nuk ka kompromis për krim dhe korrupsion

U pasuruan në kurriz të qytetarëve, duke djegur mazut të pa lejuar, me të cilin kanë dëmtuar edhe shëndetin tonë dhe kanë cënuar jetë njerëzish” ishte komenti i Kryeministrit Hristijan Mickoski për 13 të dyshuarit për Veprat penale: pastrim parash dhe keqpërdorime të detyrës zyrtare dhe autorizimeve, të cilët po ndiqen nga Prokruroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. I pyetur nga gazetarët përse po dyshohen për tenderë e pastrim parash dhe nuk po hetohen për cënim të shëndetit publik, Kryeministri Mickoski tha se hetimi akoma vazhdon dhe ia lë në duar organeve kompetente.

Të presim që të përfundoj hetimi dhe pasi të kryhet hetimi mund të komentojmë se cilat janë të gjitha dyshimet e bazuara për këta persona që pritet të akuzohen. Deri atëherë ti përmbahemi asaj që Ministria e punëve të brendshme dhe Byroja për siguri publike e kanë kumtuar në opinion”, tha Mickoski.

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, hapin e prokurorisë e cilëson si goditje të fuqishme ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ai porosit se askush nuk është mbi ligjin dhe kushdo që tenton të bëjë të njejtën do të vazhdoj të përballët me ligjet dhe shtetin.

“Nuk ka kompromis me korrupsionin dhe sidomos këtë rast kur nuk është dëmtuar vetëm buxheti dhe financat e shtetit po rështë dëmtuar edhe shëndeti i qytetarëve. Prandaj kjo është dyfish e rëndësishme si rast. Ndërsa, tjetra është një luftë ndaj korrupsionit pa etiketime etnike, ideologjike e të tjera”, tha Mexhiti

Për cilësinë e dobët të mazutit e cila në dy tender gati prej 300 mijë ton, u furnizua TEC-Negotinë në periudhën 2021-2023, nuk dhanë detaje as nga Drejtoria e Doganave. Nga atje thonë se janë në dispozicion të organeve hetuese dhe do ti dorëzojnë të gjitha dosjet e nevojshme. Nga Prokuroria për krim të organizaur dhe korrupsion thonë se në bazë të dëshmive që kanë hetimi mund të zgjerohet.