
I pyetur se kush duhet të jetë kandidat për Strugën, Garip Kaba tha se, pa xhelozi, por në zgjedhjet lokale kandidati për këtë komunë duhet të jetë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, pavarësisht se tha se, kanë bashkëpunim shumë të mirë me partnerët e tjerë të koalicionit.
“Maqedonia është e vogël, ne njohim potencialet e secilës parti që funksionojnë në komunat përgjegjëse, konkretisht për strugën. Besoj që Aleanca për Shqiptarët është një fuqi politike e organizume, e etablume dhe e fuqishme në Strugë. Ne kemi bashkëpunim shumë të mire dhe të jashtëzakonshëm edhe me partitë simotra të koalicionit, këtu kam parasysh Alternativën, Lëvizjen Demokratike dhe partinë Besa. Kemi takime, kemi koordinime, bile kemi edhe një listë të përbashkët si VLEN që ia kemi dërguar komisionit kadrovik dhe presim. Pa xhelozi, vlerësoj se duhet të jetë ashtu”, tha Kaba.