Do të pranohen 300 ushtarë të rinj në RMV

*Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski sot përmes një postimi në Fejsbuk njoftoi se është publikuar shpallje publike për pranimin e 300 ushtarëve të rinj profesionistë dhe shpallje për 10 nënoficerë në Armatë.

Gjithashtu Misajllovski paralajmëron se së shpejti do të publikohet shpallje për pranimin e 60 personave me arsim të lartë në gradën e oficerit.