
Mbrëmë në orën 20:00 në Kumanovë, policia e Kumanovës ka arrestuar 41-vjeçarin M.P. nga Kumanova për dyshime për kryerjen e veprave penale “fajde” dhe “shtrëngim”.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, janë gjetur dhe konfiskuar disa kontrata shitblerjeje, kontrata dhurimi, fatura pagese dhe sende të tjera, për të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprat penale”, informojnë nga MPB.
Ai është ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.