VLEN: Boshti Gruevski- Ahmeti në hetime!

Të gjitha rrugët e kësaj udhëheqësie të BDI-së çojnë tek Gruevski dhe Shasho Mijallkov. Ratko Kapushevski, ish-kuadër i Gruevskit për drejtor të Qendrës Sportive “Boris Trajkovski”, si lojtar i Samsonenkos dhe Mijallkovit, bëhet lojtar në biznesin e naftës dhe zhvillon ortakllëk me djalin e Ismail Jahoskit, alias Pucko Petrol, njeriun më të besuar të Ali Ahmetit. Me aksionin e MPB-së, ky kartel regjimi jozyrtarisht dyshohet se ka shpërlarë 10 miliardë denarë përmes kontratave fiktive, lënda e të cilave është e dëmshme për ajrin dhe mazutin toksik.
Por kjo nuk është vetëm një krim! Kjo është gjithashtu një gënjeshtër, një manipulim për të fshehur të vërtetën. “Deshqiptarizimi” i supozuar, me të cilin BDI manipulon, është vetëm perde për frikën e tyre nga përgjegjësia gjyqësore! Kjo parti nuk ka më çfarë të fshehë nga populli! Ata u shfaqën të zhveshur para shqiptarëve dhe e humbën plotësisht kredibilitetin! Nuk ka më asnjë pëlhurë që mund të mbulojë turpin e tyre!
Një nga episodet e fundit të të dëshpëruarve janë kërcënimet për krizë politike dhe bojkot.
Po bëhet plotësisht legjitime pyetja: A fshihen realisht Gruevski dhe Mijallkov pas këtij skenari të BDI-së?