
Kallëzim penal për abuzim me pozitën zyrtare dhe pastrim parash dhe fitimesh të tjera nga vepra penale, 11 persona të ndaluar
Më 10.03.2025, është realizuar një operacion policor nga Ministria e Punëve të Brendshme në koordinim me Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimeve të Organizuar, ku bazuar në urdhërat e lëshuara nga Gjykata Themelore janë kryer bastisje në disa lokacione në Shkup, Manastir dhe Kërçovë, te persona juridikë dhe fizikë, në lidhje me veprat penale të dyshuara të lidhura me blerje të dyshimta derivatesh.
Gjatë aksionit, janë ndaluar 11 persona, një person është i pakapshëm për organet e ndjekjes dhe një tjetër është në masën e paraburgimit. Deri tani, nga bastisjet e kryera janë gjetur dhe sekuestruar dokumente, pesë telefona celularë, rreth 1500 copë municione të kalibrave të ndryshëm, dy pistoleta dhe tri automjete pasagjerësh.
Nga ana e MPB-së është dorëzuar një kallëzim penal pranë Prokurorisë Themelore për ndjekjen e krimeve të organizuara për “abuzim me pozitat dhe autorizimet zyrtare” dhe “pastrim parash dhe fitimesh të tjera nga vepra penale” kundër 13 personave fizikë dhe një personi juridik, konkretisht: V.K. (55) nga Manastiri, A.M. (44) nga Shkupi, N.S. (61) nga Komuna e Mavrovës dhe Rostushës, E.P. (52) nga Shkupi, M.N. (60) nga Shkupi, B.M. (51) nga Shkupi, R.R. (48) nga komuna e Zhelinës, D.S.J. (43) nga Kumanova, D.S. (66) nga Shkupi, D.S. (43) nga Velesi, R.K. (38) nga Shkupi, E.S. (43) nga Kërçova dhe A.J. (40) nga fshati Pllasnicë, si dhe një person juridik nga Shkupi.
MPB do të vazhdojë, sipas udhëzimeve të prokurorit kompetent, me veprime dhe aktivitete të tjera policore për të siguruar prova të tjera që lidhen edhe me vepra të tjera penale.