Trump: Jemi të gatshëm të investojmë miliarda dollarë për të pasuruar popullin e Grenlandës

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se ai mbështet të drejtën e njerëzve për vetëvendosje në Grenlandë, për të cilën ai ka thënë shpesh se dëshiron ta blejë dhe se ai është i përgatitur të investojë miliarda dollarë për t’i “bërë ata të pasur”, transmeton Anadolu.

Trump bëri një deklaratë nga “Truth Social” në lidhje me Grenlandën, të cilën ai dëshiron ta “blejë”.

Duke përsëritur se mbështesin të drejtën e popullit të Grenlandës për vetëvendosje, Trump tha se “Ne do të vazhdojmë t’ju mbrojmë ju, ashtu siç kemi bërë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ne jemi të gatshëm të investojmë miliarda dollarë për të krijuar vende të reja pune dhe për t’ju bërë të pasur”.

Më tej Trump tha se edhe grenlandezët do të mirëpriten si pjesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëse do të donin.

– Deklaratat e Trumpit për Grenlandën

Që nga rikthimi i tij në administratën amerikane e deri më tani, Trump ka shprehur shpesh dëshirën e tij për të blerë Grenlandën.

Më 23 dhjetor 2024, në një postim në llogarinë e tij në “Truth Social”, lideri amerikan përsëriti deklaratën e tij se Grenlanda duhet të jetë nën kontrollin e vendit të tij, duke mbrojtur idenë se zotërimi dhe kontrolli i ishullit ishte një “domosdoshmëri absolute”.

Ndërsa kryeministri i Groenlandës, Mute Bourup Egede deklaroi se “Grenlanda i përket popullit grenlandez. Ne nuk jemi për shitje dhe nuk do të jemi kurrë në shitje. Ne nuk do ta humbim luftën tonë për liri e cila vazhdon prej një kohe të gjatë”.

Ishujt Faroe të cilët janë nën ombrellën e Mbretërisë së Danimarkës dhe Grenlanda një nga dy rajonet autonome, ndodhen 2.900 kilometra larg Danimarkës, së cilës i përket.