
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar Ukraina “mund të mos i mbijetojë luftës me Rusinë”.
Deklarata e Trump vjen disa ditë pasi ai ngriu dërgesat e armëve dhe ndërpreu ndarjen e inteligjencës me Ukrainën.
Presidenti amerikan i bëri komentet në një intervistë për Fox News, në të cilën ai akuzoi Volodymyr Zelensky për mosmirënjohje dhe marrjen parave dhe burimeve nga SHBA për të financuar përpjekjet e luftës.
“Unë thjesht nuk mendoj se ai është mirënjohës,” tha Trump.
Trump u pyet gjithashtu nëse ai ndihe ‘rehat’ që Ukraina mund të mos mbijetojë pas vendimit të tij për të pezulluar ndihmën e SHBA-së dhe shkëmbimin e inteligjencës me Kievin.
Trump u përgjigj duke thënë: “mund të mos mbijetojë gjithsesi”.
Ndërkohë që Trump ka ndaluar ndihmat për Ukrainën, Rusia tha se kiapushtuarnjë fshat afër Kurskut të dielën,.
Ministria e Mbrojtjes e Kremlinit tha se forcat e saj kishin “çliruar” fshatin e vogël Novenke në një bastisje ndërkufitare.
Rusia po ushtron presion intensiv në territorin e mbajtur nga Ukraina në Kursk.
Ofensiva vjen disa ditë pasi Donald Trump ndërpreu ndarjen e inteligjencës në Kiev, gjë që i ka lënë forcat e tij pjesërisht të verbëra ndaj sulmeve ruse.
Forcat speciale ruse u zvarritën 15 km përmes një gazsjellësi të papërdorur për t’i zënë pritë Ukrainës në rajon. Rusia tha gjithashtu se forcat e saj kishin marrë përsëri fshatin Lebedevka aty pranë dhe tha se “po vazhdonte të shkatërronte njësitë ukrainase”.
Megjithatë, të shtunën, Kievi mohoi ndonjë përparim të madh, duke thënë se forcat e tij po shkatërronin grupe të vogla trupash ruse që përpiqeshin të kalonin kufirin.