Për herë të parë në historinë e Britanisë – kryeministri shtron iftar për myslimanët në parlament, namazin e thërret Mesur Kurtishi

Për herë të parë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, kryeministri Keir Starmer iu bashkua myslimanëve britanikë për një iftar në Westminster Hall, duke njohur dhimbjen e luftës në Gaza dhe rritjen e islamofobisë.

Ai dënoi vitin më të keq të regjistruar ndonjëherë për krimet e urrejtjes ndaj myslimanëve, duke fajësuar retorikën e ekstremit të djathtë dhe dezinformimin për nxitjen e përçarjes.

Lideri britanik gjithashtu riafirmoi se palestinezëve duhet t’u lejohet të rindërtojnë dhe e cilësoi zgjidhjen me dy shtete si rrugën e vetme drejt paqes së qëndrueshme.