
Të dashur miq dhe dashamirë, jemi mbledhur këtu sot për të përcjellur për herë të fundit të dashurin tonë, Nuriun, babin tim.
Nuriu, siç e dini të gjithë ju, ishte njeriu më pozitiv, më i qeshur dhe më i dashur. Ai ishte një bashkëshort i përkushtuar, një baba i kujdesshëm, një bir për të dy prindërit dhe një familjar që çdoherë i vinte të tjerët para vetes.
Të gjithë që jemi mbledhur këtu, do ta përkujtojmë Nuriun përgjithmonë.
Nuriun, babin tim, që çdonjërit i ka lënë një përshtypje të ëmbël, edhe vetëm me një fjalë të vogël. Nuriun, që ku ka shkuar, ka rrezatuar dritë dhe mirësi siç e kishte edhe emrin. Nuriun që e kishte fytyrën gjithmonë të qeshur dhe nuk e linte asnjë afër tij të mërzitur dhe të mbrrolur. Kishte një barcoletë për çdo rast të gëzueshëm, një fjalë të urtë për çdo tubim, dhe një këshillë të kulluar me ndjenja empatie për çdo fatkeqësi.
Ne kujtimin për të do e mbajmë afër zemrës gjithmonë, se ashtu edhe e meriton. Ai do të jetë gjithmonë mes nesh, kur do ja rikujtojmë shakatë e tij të famshme, kur do të dëgjohen vija dhe melodi të ëmbla muzikore nga tastet e pianos dhe harmonikës, kur do mendojmë në raste të ndryshme “Si do të kishte vepruar Nuriu?”
Unë, si djali i tij më i madh, kam këpucë të mëdha për të mbushur, e kam barrë legacinë e tij për ta vazhduar dhe në çdo moment kur unë do korr sukses dhe ta krenarojë atë dua që të thonë “Është biri i Nuriut, ska si të dilte ndryshe.”
Si duket, Zoti e deshte më shumë se ne dhe i dha një kohë të shkurtër në këtë botë. Të shkurtër, por të mbushur me plot vlerë, të shkurtër, por që të le shumë mbresë.
Zoti të shpërbleftë me Parajsën, bab, kurrë nuk do të të harrojmë dhe në zemrat tona çdoherë do të të kemi afër.
Kam edhe një përkushtim tjetër, një premtim nga mami im, Jetmira. Një lamtumirë të fundit prej saj për babin.
“Nuri, zemra ime, shoku im i jetës. Të premtoj se, duke të pasur ty gjithmonë në zemër, unë fëmijtë do i rris, do i shkolloj dhe do i martoj. Dhe çdoherë do ua kujtoj se bijtë e kujt janë dhe cilin e kishin babë. U prehsh në paqe burri im i dashur, Nur.