
Dy persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Shtip – Koçan, në afërsi të fshatit Trkanje. Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve -një Peugeot 3008 dhe një Volkswagen UP. Njëra prej veturave ka marrë flakë pas aksidentit, ndërsa zjarrfikësit e Koçanit ka ndërhyrë për shuarjen e zjarrit.
Në vendin e aksidentit kanë ndërhyrë Shërbimi Emergjent Mjekësor i Koçanit, Emergjenca e Koçanit dhe policia. Qarkullimi rrugor është në ndalesë, ndërsa automjetet po devijohen në rrugë dytësore.
Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se më 07.03.2025, rreth orës 14:00, në Drejtorinë e Policisë Shtip është raportuar për një aksident trafiku. Sipas njoftimeve, të dy drejtuesit e mjeteve kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.