Një dedikim për mësuesin shembullor nga Shqipëria mëmë! VANGJEL FILO 1924 – 1945

Përgatiti: Mr. Lulzim Sadiku, 7 mars 2025, Premkë – Kërçovë.

Vangjeli lindi në fshatin Shalës të Ersekës – Kolonjë më 15 mars 1924 nga i ati Josif dhe nëna Kleanthe.
Vangjeli ishte më i madhi i fëmijve të familjes së Josif Filos me 6 djem dhe 3 vajza. Pasi mbaron shkollimin fillorë në fshatin Shalës-Ersekë do të ndjek shkollimin e mesëm në Golem të Kavajës. Pas regjistrimit dhe kryerjes së kursit pedagogjik në Korçë, Vangjeli do të jetë në mesin e mbi 200 mësuesve të zgjedhur që kryen këtë kurs për misionin e shenjtë të mësuesve që do të angazhohen në zhvillimin e arsimit shqip të trojeve lindore dhe verilindore shqiptare, që për herë të parë u organizua në gjuhën shqipe, pasi që këto treva kishin qenë të pushtuara gati për tri dekada nga Mbretëria Jugosllave 1912 – 1941.

Me kapitullimin e Jugosllavisë në prill 1941 dhe ndarjen e saj ndërmjet Fuqive të Boshtit, më 17 prill në Kërçovë e para hyri ushtria gjermane, me një veturë të lehtë, ku në të ishin një oficer dhe katër ushtarë. Sipas marrëveshjes së Vjenës, pas tre-katër muajve ushtarët gjermanë u tërhoqën dhe në vend të tyre u vendosën ushtria dhe administrata italiane.
Me dekret nr. 3, të muajit qershor 1941, në Kërçovë u themelua Këshilli i Pushtetit Vendor, dhe kryetar komune, më 22 qershor 1941, u emërua Ahmet Haxhi Sadiku. Po ashtu u themelua edhe Këshilli Komunal, i përbërë nga 16 anëtarë, prej të cilëve 10 ishin shqiptarë dhe 6 sllavë. Në Kërçovë pas zgjedhjeve të organeve të pushtetit të ri, pushteti civil ishte për herë të parë në duar të shqiptarëve.
Në këtë periudhë në këto anë do të vendoset administrata shqiptare pas një pushtimi dhe terrori të gjatë serb, që këtë pushtim të ri, shqiptarët e këtyre anëve do ta përjetonin si çlirim nga dhuna serbe. Gjatë asaj periudhe krijohen kushte për shqiptarët e këtyre anëve të shkollohen në gjuhën shqipe. Pas analizave të bëra mbi gjendjen e shkollimit në këto anë u angazhua kuadri më i mirë në këtë mision të shenjtë. Me rastin e fillimit të vitit shkollor, Ministri i Arsimit të Mbretërisë Shqiptare, Ernest Koliqi lëshon një qarkore më 25. 10. 1941, në të cilën thuhet: “Për herë të parë themelohet shkolla jashtë kufijve të vjetër shtetëror, të cilat në kuptimin e plotë janë me vlerë historike, të cilat premtojnë se do ta çrrënjosin prapambeturin dhe do t’i shërojë plagët e robërimit dhe se shkolla shqipe do të jetë në shërbim të popullit”. Vangjeli do të jetë pjesë e këtij projekti, në tetor 1942 do të angazhohet mësues në shkollën fillore “Vrana Konti” në fshatin Premkë të Kërçovës. Për mungesë të kuadrit kjo shkollë ka filluar punën në vitin 1942/43. Vangjel Filo ka pasur 60 nxënës, 40 meshkuj dhe 20 femra. Edhe në vitin 1943/44 në këtë shkollë , punoi i njëjti mësues por me vetëm 44 nxënës prej të cilëve 38 meshkuj dhe 6 femra. ku shërbeu me zell dhe përkushtim të madh duke lënë shembull me sjelljen e tij të një mësuesi të dashur që kujtohet nga dy ish nxënësit Ali dhe Islam Mehmedi-Krotka nga fshati Shutovë rrethi i Kërçovës që kanë ndjekur arsimin fillor në fshatin Premkë të Kërçovës, edhe pse kanë kaluar 80 vite nga ajo kohë, këto ish nxënës kujtojnë mësuesin e tyre të parë me mall dhe respekt që ruajnë për të.
Mësues Vangjeli gjatë angazhimit të tij në këtë mision në f. Premkë ishte shembullor por dhe në kohën e lirë e kalonte me banorët e fshatit me djemtë nga familja Sadiku me Likën, Jusufin dhe Isën që ishin gati të njëjtës moshe.
Mësuesi nga Shqipëria la kujtime të pashlyeshme me sjelljen dhe edukatën e tij që e trashëgonte nga babai i tij Josifi i cili siç duket nga shkrimet e konsultuara la Amerikën e largët për të ushtruar profesionin e mësuesit që do ta ndjek dhe i biri Vangjeli shembullin tij.

Objekti i shkollës fillore “VRNA KONTI” në fshatin Premkë të Kërçovës ku punoi mësuesi Vangjel Filo deri në vitin 19

Një dedikim për mësuesin shembullor nga Shqipëria mëmë! VANGJEL FILO 1924 – 1945

38 mins më parë

0 126 11 minuta lexim

Mësues Vangjeli qe i angazhuar gjatë vitit akademik 1942-1943 dhe 1943-1944 në Premkë të Kërçovës, në objektin e shkollës së fshatit që ishte ndërtuar vite më parë nga pushtuesi serbë, e që gjatë këtyre viteve do të ndiqet mësim në gjuhën shqipe edhe nga nxënësit e fshatit fqinjë Shutovë për herë të parë me mësues shqiptarë në këto anë të atdheut.
Për shkak të rrethanave të krijuara gjatë fundit të Luftës së Dytë Botërore Kërçova me rrethin do të bie më 15 nëntor 1944 nën sulmin e brigadave sllavo-komuniste jugosllave ku do të ushtrohet terror ndaj popullatës shqiptare të këtyre anëve si hakmarrje ndaj humbjeve që u kishin shkaktuar në vazhdim “Forcat vullnetare shqiptare” që luftonin nën flamurin shqiptar dhe nuk pranonin nënshtrimin sllavo-komunist për arsye që diheshin nga shqiptarët e këtyre anëve, përvojës së hidhur që kishin kaluar shqiptarët e këtyre anëve vite më parë nën Jugosllavinë e vjetër. Gjatë këtyre ditëve të vështira të nëntorit 1944 për banorët e këtyre anëve kujton Islam Mehmedi për herë të fundit takimin dhe ndarjen me mësuesin e tij, në fshatin Zhubrinë të Kërçovës ku ai ishte në cilësinë e një luftëtari vullnetarë për mbrojtjen e banorëve shqiptarë me një mitraloz në krahë. Këtë kujtim mban dhe Ali Mehmedi kushëri i Islamit që të dy nxënës në atë kohë të mësues Vangjelit që ndodheshin me familjarët e tyre të zhvendosur nga fshati i lindjes Shutovë për t’i shpëtuar hakmarrjes sllavo-komuniste. Pas bisedës së shkurtër dhe bukës që i siguruan mësuesit të tyre u përshëndetën për së fundi herë me të. Ai vazhdoi rrugën duke iu bashkangjitur banorëve që evakuoheshin përmes shpateve të Ujmirit për në Gostivarë. Sipas sugjerimeve të banorëve shqiptar të këtyre anëve, Vangjeli do të bashkëngjitet me brigadat shqiptare në Gostivar, sipas gjasave me brigadën e IV gjegjësisht VII shqiptare ku dhe do të vazhdon rrugëtimi i tij nëpër fushëbeteja tjera si shumë shqiptar të këtyre anëve për “çlirim të popujve të Jugosllavisë”.
Gjatë këtij rrugëtimi Brigada ku bënte pjesë tashmë mësues Vangjeli vendoset në afërsi të Sremska Mitrovicës, krahina e Sremit, lokaliteti Shid, në fshatin Tovarnik.
Rexhep Çela – ish Komisari i Batalionit II-të të Brigadës VII-të “S”, deklaron; “Brigada jonë zuri vendin e një Divizioni jugosllav në fshatin Tovarnik, që kishte përballë një divizion gjerman. Divizioni jugosllav nuk kishte luajtur nga vendi për më shumë se tre muaj”. (Nënkuptohet se, vendosja e një brigade kundër një divizioni gjerman kishte qëllimin që të vriteshin sa më shumë shqiptarë, ashtu siç ndodhi në të vërtetë).
Pas përballjes me trupat gjermane Vangjeli bie në këtë fushëbetejë ku dhe humb jetën në krahinën e Sremit në Tovarnik të Kroacisë (atëherë Jugosllavi) më 12 prill 1945, në moshën 21 vjeçare si shumë shqiptar të tjerë, disa që mezi mbijetuan si që ishte Musa Ahmedi nga fshati Shutovë i Kërçovës, i mbijetuar i këtyre ngjarjeve, i cili tregon dhe për rënien e Vangjelit kundër trupave gjermane. Kur nga kjo brigadë u dha urdhër për sulm mbi divizionin gjerman, raporti i forcave ishte i tillë: “Një brigadë partizane kundër një Divizioni gjerman në mbrojtje. U hodhëm në sulm: Para partizanë! Midis nesh dhe gjermanëve fronti ndante rreth 100 metra. Përpara ishte fusha e minuar. Predhat e artilerisë armike hapnin gropa aty ku binin dhe shpërthenin. Unë bashkë me Vangjelin arritëm të futemi në një gropë artilerie. Një djalë partizan, mitraljer, po mundohej dhe ai të vinte me ne në atë gropë. Por… i erdhi, nga një snajper, plumbi në ballë dhe, e vrau. Mitralozi i ra në tokë. Menjëherë Vangjeli ngrihet të marrë mitralozin e atij.

Jo, – i thashë, – rri Vangjel mos dil tani prej gropës vetëm, dhe e kapa prej krahu. Nuk më dëgjoi. Doli vetë dhe e mori mitralozin. Kur u ngrit, duke ardhur e kapi plumbi në supin e majtë, afër zemrës. Vuri dorën mbi plagë dhe tha: Më dogj!

Mbeti i vrarë në vend në Tovarnik të Shidit Sremit në Kroaci. Unë vazhdova rrugën e luftës me Brigadën deri në Zagreb. Nga kompania e parë, e jona, prej 200 vetëve mbetëm gjallë vetëm 7 vetë”. (Deklaron Musa Ahmedi)
Këtë fat do të kenë shumë shqiptarë të rinj që u përdorën nga Jugosllavia dhe u vranë nëpër frontet e saj ndërsa në anën tjetër trupat jugosllave nëpër trojet verilindore dhe lindore shqiptare do të zbatojnë politikën e “tokës së djegur”.

Ato shqiptarë që kundërshtuan hyrjen e formacioneve jugosllave në trojet shqiptare u vranë dhe të tjerët u burgosën nëpër llogore të krijuara nga organet e pushtetit popullor jugosllav duke përfunduan në varreza masive që as sot nuk dihet saktë numri i të vrarëve. Po të njëjtin fat do të kenë dhe ato shqiptar që u rreshtuan – mobilizuan nga këto formacione që të vazhdojnë luftën për “çlirimin përfundimtarë të Jugosllavisë” që do të shërbejnë si mish për topat e ushtrisë gjermane duke kursyer dhe zëvendësuar trupat jugosllave, e gjithë kjo me qëllim të caktuar “zhdukjen e sa më shumë shqiptarëve”.

Me përçarjen dhe angazhimin e forcës luftarake shqiptare në frontet e saj, Jugosllavia e re lehtësisht do të realizojë qëllimet e saj të vjetra dhe të errëta nga njëra anë të kthej dhe vazhdojë të mbajë nën pushtim-sundim edhe më tej trojet shqiptare(lindore dhe verilindore) dhe nga ana tjetër dobësimin e Shqipërisë së vjetër(Londineze) Këtë qëllim siç duket kishin pasur serbët si para luftës-LDB-së dhe gjatë zhvillimit të saj, duke involvuar në realizimin e saj dhe faktorin shqiptar duke përfituar nga rasti (situatës së krijuar me zhvillimin e Luftës së Dytë Botërore ).

Shqipëria mëmë gjatë fundit të luftës e frymëzuar nga internacionalja komuniste u brengos për lirinë e popujve jugosllav më shumë se për bashkimin e popullit shqiptar që mbeti jashtë kufijve të saj, gjatë luftës brengosej më shumë për sigurimin-marrjen dhe ruajtjen e pushtetit si dhe për fatin e popujve sllav dhe lirinë e tyre, duke flijuar për të bijtë e saj nëpër betejat për çlirimin përfundimtar të Jugosllavisë, duke derdhur gjakun e të rinjve shqiptar dhe duke lënë eshtrat jashtë trojeve etnike shqiptare për një kohë të gjatë!

Ndërsa bandat sllave çetniko-komuniste në vitin 1944-1945 nëpër vendbanimet shqiptare do të kryejnë terror duke vrarë, burgosur shqiptar të pa mbrojtur, hakmarrje për humbjet e më hershme nga forcat vullnetare shqiptare, realizimit të planeve ogurzeza ndaj elementit shqiptar në këto anë të atdheut, duke mbushur vendbanimet shqiptare me varreza masive, që në fakt këto vrasje sot e kësaj dite nuk janë zbuluar sa duhet si në Kërçovë te “Gështenjat”, Gostivar në fshatin Vrapçishtë dhe fshatin Çajle të vjetër, Tetovë te “Monopoli” , Shkup në fshatin Bllacë, Drenicë deri në Tivarë.

Shqiptarët vriteshin nga regjimi i ri jugosllav që vendoseshe dhunshëm në këto anë. Të rinjtë shqiptar do të shfrytëzohen nga i njëjti regjim për të “çliruar”- pushtuar territore, nëpër fushëbetejat e saj, duke realizuar planet e paracaktuara dhe kundër shqiptarëve nën parullën e “vëllazërim bashkimit” me popujt sllav në luftën e përbashkët kundër nazi-fashizmit dhe çlirimit të popujve jugosllav e kjo për shqiptarët do të jetë thikë e mprehtë me dy tehe e përgatitur nga Jugosllavia e re që realizonte planet e saj të vjetra për nënshtrimin e shqiptarëve të këtyre anëve dhe shfrytëzimin e shqiptarëve të Shqipërisë për këto qëllime.

U deshën të kalojnë shumë vite nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore për tu kujtuar për të rënët nëpër fushëbetejat e Jugosllavisë së Titos dhe për ti kthyer eshtrat e bijve të saj që të prehen në dheun e tokës mëmë.
Shqipëria komuniste dekoroj mësues Vangjelin pas çerek shekulli si “dëshmor internacionalist për çlirimin e popujve Jugosllav” por jo dhe për kontributin që dha në zhvillimin e arsimit shqip të këtyre anëve që mbetën dhe më tej të pushtuara nga Jugosllavia e re që vazhdoi në avazin e asaj të vjetrë ndaj shqiptarëve.

DËSHMORI INTERNACIONALIST
VANGJEL JOSIF FILO
FLETË ANKETË
– Emri i dëshmorit: Vangjel Filo.
– Atësia: Josif.
– Datëlindja: 15 mars 1924.
– Vendlindja: Shalës, Ersekë.
– Profesioni: Arsimtar.
– Shtresa shoqërore. E varfër fshatare, bir arsimtari.
– Gjendja civile: Beqar.
– Arsimi: 4 vjet shkollë bujqësore në Kavajë, pastaj 3 muaj kurs pedagogjik në Korçë..
– Në terren: Komisar dhe zëvendës Komisar kompanie.
– Rrethanat e vrasjes ose të vdekjes: Është vrarë në sulm kundër gjermanëve, duke dhënë shembullin personal në Kompani për marrjen e llogoreve gjermane në krahinën e Sremit, në Tovarnik, (Kroaci) Jugosllavi.
– Kundër kujt është vrarë? Kundër gjermanëve.
– Data e vrasjes: 12 prill 1945.
– Vend i vrasjes dhe i varrimit: Pylli i Tovarnikut.
– Vendi ku ka bërë pjesë: Brigada e VII-të “S” Divizioni 42, Armata I-rë, Shqiptaro-Maqedhonase, Batalioni II, Kompania I.
DEKORATAT: Ishte propozuar me urdhër:
1. Za slloga za narod: Në shërbim të popullit.
2. Ordenzahrabros: Urdhër i trimërisë.
3. Otligovanie: Medalja e trimërisë.
HARTUESI I ANKETËS
Rexhep Çela
Sekretari i Partisë Batalionit II-të
VENDIM
Nr.151 datë 06.11.1970
Komiteti Ekzekutiv i K.P. të Rrethit Durrës në mbledhjen e tij të datës sotme, mbasi mori në shqyrtim propozimin e Zyrës së Kuadrit për njohjen si dëshmor të Vangjel Josif Filos, mbështetur në nenin 51 të ligjës mbi sigurimet shtetërore:
VENDOSI
Vangjel Josif Filo, të njihet dëshmor i luftës nacional çlirimtare, mbasi ka qënë partizan në Brigadën e VII-të “S” Shqiptaro-Maqedonase në Jugosllavi dhe u vra në një luftë të ashpër kundër okupatorit gjerman në Tovarnik-Jugosllavi.

PËR KOMITETIN EKZEKUTIV TË K.P. TË RRETHIT.
Sekretari, Hasan Sulejmani
Kryetari, Iljaz Reka
Presidiumi i Kuvendit Popullor të R.P.S.SH.
I jep Vangjel Josif Filos Urdhrin “Naim Frashëri” të klasit I-rë, me këtë motivacion:
Ka punuar pa u lodhur për edukimin patriotik-revolucionar të brezit të ri dhe për përhapjen e mësimeve të Partisë në popull, gjatë luftës Nacional-Çlirimtare.
Tiranë, më 28.03.1977
Dekret Nr. 5553
Sekretari, Telo Mezini d.v.
Kryetari, Haxhi Lleshi d.v.
Kaloi gati gjysmë shekulli që ti njihet kontributi këtij pishtari të arsimit shqip nga shteti shqiptar dhe Presidenti i Republikës, I jep Zotit Vangjel Josif Filo urdhërin “Naim Frashëri” të klasit parë.
“Shërbeu në shkollat shqipe në Shqipërinë veriore e lindore jashtë kufijve politikë të vitit 1913, të shtetit shqiptar”.
Tiranë më, 11.04.1994
Dekret Nr. 811. Presidenti, SALI BERISHA d.v.

U dashtë të kalonin gati gjashtë dekada që mësuesit misionar ti njihet e drejta e dëshmorit të atdheut nga shteti shqiptar:

Republika e Shqipërisë
Këshilli i Ministrave
Komisioni qendror i Statusit “Dëshmor i Atdheut”

ÇERTIFIKATË E DËSHMORIT TË ATDHEUT
Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Atdheut” me Vendimin Nr. 22 datë 27.02.2004 i njeh VANGJEL JOSIF FILOS Statusin “Dëshmor i Atdheut” dhe familjes i jep simbolin “Familje e Dëshmorit të Atdheut”.
Kryetari, Zëvendëskryeministri, NAMIK DOKLE

Kujtimi për mësues Vangjelin ruhet në memorien e shqiptarëve të “Shqipërisë lindore” si rreze drite që shkëlqeu për banorët e këtyre anëve 80 vjet më parë, shkëlqim që drita e atyre mësuesve nuk u shua kurrë dhe do të shndrisë sa të jetë jeta mbi dhe! I përjetshëm do të jetë kujtimi i mësuesit Vangjel Filos që u largua nga vendlindja në moshë të re dhe nuk krijoi familje të tij atje, por ai sot kujtohet dhe nderohet ndër breza prej pasardhësve të atyre fëmijëve që u mësoi shkronjat e arta dhe shkrimin në gjuhën e ëmbël shqipe i edukoj me aq zell sa që kujtohet me lotët në sy kur përmendet emri i tij edhe pas 80 vjetësh nga ish nxënësit e tij Ali dhe Islam Mehmedi – Krotka.
Mësues si Vangjeli, Mahmud Dumani, Pertef Abaz Therepeli dhe shumë të tjerë si ato në këtë anë të Atdheut do të kujtohen dhe nderohen si pishtarë që shndritën dhe nuk shuhen kurrë si para roje për shkollën në gjuhën shqipe të këtyre anëve. Ato kujtohen nga banorët e këtyre aneve gjatë gjithë kohës për kontributin e dhënë si mësues shembullor që lanë gjurmë dhe ndikim të thellë në misionin shenjt të mësuesit që shënohet për çdo përvjetor të shkollës shqipe. Le të jetë ky 7 mars 2025 me rastin e 138 vjetorit të DITËS SË MËSUESIT një dedikim për mësues Vangjelin dhe të gjithë ata mësues që shërbyen në misionin e shenjt në këto anë dhe një KUJTIM në përvjetorin e 80 vjetorit të rënies së tij, mësuesit shembullor nga Shqipëria mëmë!
Vangjeli dhe shumë si ai me misionin e tyre fisnik dhe patriotike vulosën kohën kur vepruan me atdhedashurinë dhe përkushtimin që treguan në edukimin e të rinjve shqiptar edhe pse vepruan për një kohë të shkurtër lanë gjurmë të thella në këtë pjesë të atdheut që nuk i harron kurrë.