Gjermania mirëpret planin e Ligës Arabe për rindërtimin e Gazës

Qeveria gjermane ka mirëpritur miratimin e planit për rindërtimin e Gazës në Samitin e Jashtëzakonshëm të Ligës Arabe, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit deklaroi se “Ne mirëpresim planin e paraqitur nga Liga Arabe për rindërtimin e Rripit të Gazës. Ai përmban shumë elemente të mira mbi të cilët mund të ndërtohet. Diskutimet konstruktive mbi këtë plan duhet të fillojnë tani”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Sebastian Fischer tha se plani në fjalë është sinjal i rëndësishëm nga vendet arabe. “Plani jep kontribut të rëndësishëm për t’iu përgjigjur pyetjeve politike dhe të sigurisë në Rripin e Gazës në mënyrë që të krijojnë bazë për paqe të qëndrueshme”, tha ai.

Fischer theksoi se praktika të tilla si zhvendosja e detyruar janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.