
Dedikuar mësuesit tim të parë Refik Hoxha,me rastin e Ditës së Mësuesit, “7 Marsi“!
Arsimtari Refik Hoxha u lind në fshatin Misllodezhdë ku mbaroi shkollën fillore dhe më pas Normalen(e atëhershme në Shkup),që pastaj të avansohet me titull arsimtar i grupit klasor që kërkohej nga Ministria e Arsimit.
Ishin vitet e 70-ta kur ndiqnim mësimin në kl e parë dhe aty patëm fat që pranë e kishim Arsimtarin Refik që sakrifikonte për çdo minutë për të na mësuar shkronjat dhe numrat, por jo vetëm,sepse punoheshte me paralele të përziera dhe i njëjti ishte koherent edhe me kl tjetër të tretë!
Me ato kushte që kishte Shf “Ariz Mena“ e fshatit Misllodezhdë, thuajse nxënësit kishin kënaqësinë e ndjekes së mësimit, kur ato kishin para një arsimtar pedant i rregullt,i apasionuar dhe pse jo model në mësimdhënie! Gjithmonë duheshte nxënësi të jetë i pastër i rregullt dhe me sjellje shembullore dhe i/e pregaditur,mbase atë dhe e kërkonte i nderuari Arsimtar!
Çdokush nga ne ka në zemër monumentin e mësuesit të tij të preferuar, të cilit i falet me mirënjohje. Pra, çdokush pavarësisht se çfarë detyrë ka sot, qoftë ky ministër, biznesmen apo punëtor, ka qenë dikur nxënës dhe ka patur përballë mësuesin.
Duhet theksuar fakti që,ne si nxënës nuk guxonim të humbim kohën kot,ndonëse kur takonim mësuesin në rrugë devijonim kahun e lëvizjes,sepse të nesermen(paragjykonim ne) ai do na pyeste dhe nëse s‘do përgjigjeshim “vaj halli”!Ndërsa tani,nxënësit të takojnë dhe as që mërziten fare,bile duhet ne ta ndryshojmë rrugën!E tëllë ishte koha e shkollimit, të tillë ishin mësimdhënësit dhe prindërit, ndërsa tani…!
Por,ja që vitet kalojnë dhe Arsimtari Refik,tani më i quajtur Veteran i Arsimit,pati gjenerata të tëra që i edukoj dhe arsimoi ndër vite për më shumë se katër dekada!
E falenderoj unë personalisht shokët dhe shumë gjenerata që nuk do ta harrojmë kurr!
Ndërsa ju uroj gëzuar „7Marsin“ i nderuar,paç jetë e shëndet,e shijofsh shëndetshëm pensionin!
Ish nxënësi Juaj, Feti Meta!