
Xhamia Sheikh Lotfollah, ndryshe nga shumica e xhamive të tjera, është ndërtuar pa minare e pa oborr dhe konsiderohet si një arkitekturë e dinastive islame në Iran, raporton Anadolu.
Xhamia Sheikh Lotfollah është e vendosur në sheshin Naqsh-e Jahan të qytetit Isfahan në Iranin qendror, një nga sheshet më të mëdha në botë dhe ish-kryeqytet i selxhukëve dhe safavidëve.
Kjo xhami u ndërtua për adhurim privat të familjes mbretërore dhe jo i destinuar si një vend takimi për komunitetin. Sot, ajo qëndron si një shembull i jashtëzakonshëm i trashëgimisë artistike dhe arkitekturore safavide.
Xhamia Sheikh Lotfollah është një nga kryeveprat e arkitekturës iraniane, ndërtimi i të cilës filloi në vitin 1603 dhe përfundoi në vitin 1619.