
Shtëpia e Bardhë kundërshtoi të martën një propozim të liderëve arabë për rindërtimin e Gazës.
“Propozimi aktual nuk adreson realitetin se Gaza është aktualisht e pabanueshme dhe banorët nuk mund të jetojnë në mënyrë njerëzore në një territor të mbuluar me mbeturina dhe mjete të pashpërthyera,” tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Brian Hughes në një deklaratë të dërguar me email për Anadolu.
“Presidenti (Donald) Trump i qëndron vizionit të tij për të rindërtuar Gazën të lirë nga Hamasi. Ne presim bisedime të mëtejshme për të sjellë paqe dhe prosperitet në rajon”, shtoi ai.
Një samit urgjent arab në Kajro të martën miratoi planin e rindërtimit nga Egjiptit për ta rindërtuar Rripin e Gazës pa zhvendosur palestinezët nga toka e tyre.
Kjo erdhi pas planit të jashtëzakonshëm të Trump-it për të “marrë përsipër” Gazën dhe zhvendosjen e palestinezëve për ta zhvilluar atë në atë që ai e quajti “Riviera e Lindjes së Mesme”.
Plani i tij u hodh poshtë nga bota arabe dhe shumë vende të tjera, të cilët thonë se ai përbën spastrim etnik.