Kryeministri i Grenlandës i reagon sërish Trumpit: Nuk jemi në shitje

Kryeministri i Grenlandës, Mute Bourup Egede, iu përgjigj pretendimeve të reja territoriale të presidentit amerikan Donald Trump ndaj ishullit dhe potencoi se Grenlanda nuk është në shitje.

Kryeministri Egede iu referua fjalimit të Trumpit në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të martën vonë, në të cilin presidenti amerikan sërish shfaqi ambicie për ta kontrolluar Grenlandën.

“Grenlanda i përket grenlandezëve. Ne nuk jemi amerikanë, nuk jemi danezë sepse jemi grenlandezë. Amerikanët dhe liderët e tyre duhet ta kuptojnë këtë, ne nuk mund të blihemi dhe nuk mund të injorojmë – E ardhmja e vendit do të përcaktohet nga ne në vendin tonë, natyrisht”, ka thënë kryeministri.

Në fjalimin e tij, Trumpi ka thënë se Amerika do ta bënte Grenlandën më të begatë.

“Ne do t’ju mbrojmë, do t’ju bëjmë të pasur dhe së bashku do ta çojmë Grenlandën në lartësi që nuk e kishit menduar kurrë”, ka thënë Trump.