
Sot do të zhvilohen 6 përballjet e javës së 22 në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, ku sfida derbi do të zhvillohet në Strugë, në mes Struga Trim Lum dhe Shkëndijës. Vendasit janë në seri negative, ndërsa mysafirët kërkojnë vazhdimin e ecurisë pozitive. Mbrojtësi Mevlan Adili beson se Shkëndija ka forca të mjaftueshme për të marë pike të reja.
Ndërkohë në përballjet e tjera të javës së 22-të, Tikveshi takohet me FC Shkupin, Voska Sport do të përballet me Pelisterin në Manastir, Besa teston Sileksin, ndërsa Gostivari do të jetë mysafirë i Brerës në Strumicë. Sfida e vetme në Shkup, do të zhvillohet në mes Rabotniçkit dhe Vardarit. Të gjitha ndeshjet nisin në orën 14.00.