Kasami për deklaratat e Osmanit: Nëse do të ketë tentim për destabilizim të Maqedonisë, mund të dalë ndonjë padi tjetër për ndonjë funksionar

Bilall Kasami nga Lëvizja Besa thotë se “është plani për llogaridhënie të Bujar Osmanit dhe bashkë partiakëve të tij, për të gjithë keqpërdorimet që i kanë bërë”. Duke i komentuar deklaratat e Osmanit në Daily Click, i cili tha se do të ketë krizë politike, dhe mund të mos ketë zgjedhje lokale, në rast se Gjykata kushtetuese prek gjuhën shqipe, Kasami thotë se mund të përsëritet rasti i tendave, kur edhe u publikua lajmi për futjen e Artan Grubit në listën e zezë.
“Nuk dua Bujar Osmanin ta përkujtojë me momentin e tendës, e dimë ne kur nisën një projekt të tillë, për të krijuar tensione në Maqedoninë e Veriut, për të bërë probleme, kur me një kolegun tuaj, i cili u vendos në tendën e tyre, veç nisën një projekt të tillë, kur e uli kokën dhe doli, nuk e dinte edhe ai si doli nga ajo tendë. Bujar Osmani të mos ballafaqohet sërish me një situatë të ngjashme, kur do të duhet të dalë dhe të nisin ndonjë tentim për të destabilizim të Maqedonisë, të dalë ndonjë padi edhe më e madhe për ndonjë funksionar tjetër”, tha Kasami.