
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thotë se kanë gjetur baktere në një lloj uji mineral dhe tek pijet joalkoolike të eksportuara nga Republika e Kosovës. Prandaj paralajmërojnë kontrolle të përforcuara. Ata shtojnë se do shtohen dhe intensifikohen edhe kontrollet e dërgesave me pemë dhe perime, të cilat importohen në vendin tonë nga të gjitha shtetet. Tek uji mineral është gjetur baktera koliforme.
Për shkak të gjetjes së baktereve koliforme në ujin mineral me origjinë nga Republika e Kosovës, në kundërshtim me dispozitat e Rregullores për kërkesat e veçanta të sigurisë për ujin mineral natyral, ujin nga burime dhe ujë tjetër të ambalazhuar. Nën mbikëqyrje të zgjeruar inspektuese është vendosur edhe importi i të gjitha dërgesave të ujit mineral burimor nga ky vend”, thonë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Poashtu edhe tek njëra nga dërgesat e pijeve joalkoolike analiza laboratorike kanë përcaktuar praninë e baktereve aerobe.
“Për secilën nga dërgesat e ardhshme me ujë burimor dhe pijeve joalkoolike me origjinë nga Kosova, do të merren mostra laboratorike për testimin e mikroorganizmave në përputhje me Rregulloren për kërkesat specifike në lidhje me kriteret mikrobiologjike për ushqimin”, thonë nga AUV.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thotë se kontrollet e zgjeruara do të zbatohen duke marrë mostra laboratorike për testimin e mbetjeve të pesticideve, duke përdorur metoda të akredituara, nga çdo dërgesë. Mostrat do të merren në pikat e inspektimit të importit dhe dërgesat nuk do të lëshohen në qarkullim derisa të merret një rezultat që konfirmon sigurinë e produkteve.