
SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal ndaj V.K (42) dhe N.K (45), të dy nga Ohri, për shkak të dyshimit për veprën penale “fajde”. Të dy, në periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2024, kanë negociuar dhe kanë marrë dhe zhvatur me dhunë para nga një person nga Ohri. Në atë mënyrë të pandehurit kanë përfituar dobi pasurore kundërligjore prej 9.715.000 denarë.