Mbledhje ndërqeveritare, delegacioni i Maqedonisë së Veriut në Budapest

“Kuptohet, tani tema më e rëndësishme e kontaktimit të tillë është krijimi i paqe, kthimi i paqes, sepse shihet se një numër i madh i liderëve evropianë po tentojnë që përpjekjet e Trampit t’i pengojnë. Ne që jetojmë këtu nën hijen e luftës tanimë 3 vite, absolutisht i mbështesim përpjekjet e Trampit për arritjen e paqes. Sepse është e qartë se marrëveshje midis Rusisë dhe SHBA-së është çelësi për paqen. Në e kemi mëse të qartë se në qasjen ndaj luftës në Ukrainë ka dallim strategjik midis nesh dhe shumicës në Bashkimin Evropian. Ky dallim nuk mund të tejkalohet me asnjë lloj truku komunikues dhe për këtë qëllim kryeministri propozoi në mbledhjen e Këshillit të Evropës të mos ketë kurrfarë konkluzionesh sa i përket Ukrainës, sepse nuk është e mundur të arrihet marrëveshje”, tha Peter Sijarto, Ministër i Jashtëm i Hungarisë.

“Në vitet e fundit të gjithë flasim për respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe parimet e saj. Tani kemi rezolutë të obligueshme të kërkojmë paqe. Gjithsecili që mendon se gjetja e zgjidhjes për një luftë dhe konflikt të tillë me implikime të tilla gjeostrategjike implikime, gjithsecili që mendon se kjo mund të realizohet pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qasje jo serioze dhe jo të sinqertë ndaj këtij konflikti. Po ne jemi shtet i vogël, por shtet që ka interes për paqe në rajon, paqe në Evropë dhe paqe në botë. Dhe në këtë mënyrë do të sillemi. Dhe çdo vendim që do ta marrim do të jetë në kuadër të 3 postulateve të politikës sonë të jashtme, duke e marrë parasysh interesin tonë, por edhe në konsultim me të gjithë partnerët tanë kyç dhe strategjik”, u shpreh Timço Mucunski, Ministër i Jashtëm./Alsat.mk