
Nxënësit e shkollës fillore “Vëllezërit Miladinov” në Strugë nuk do të lejohen të sjellin telefona mobilë në ambientet e shkollës. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Mësimdhënësve më 5 shkurt 2025 dhe është miratuar nga Këshilli i Prindërve më 25 shkurt 2025 njofton Strugalajm.
Sipas njoftimit zyrtar të drejtoreshës Albana Zhuta, ndalimi do të hyjë në fuqi më 3 mars 2025. Qëllimi i këtij vendimi është përmirësimi i disiplinës dhe fokusimit të nxënësve gjatë procesit mësimor.
Shkolla bën thirrje për bashkëpunimin e prindërve dhe kujdestarëve për zbatimin e rregullit të ri, duke theksuar rëndësinë e një mjedisi më të qetë dhe më të përqendruar për nxënësit.