
Një sasi e konsiderueshme e drogës është kapur gjatë ditës së sotme nga Policia e Maqedonisë së Veriut, transmeton TV21.
Dy çanta, të mbushura me 40 pako me drogë janë kapur në bagazhin e veturës “Polo” në pikëpagesën në Sopot të Velesit.
“Sot (02.03.2025) nga ana e nëpunësve policorë të BSP në kuadër të MPB-së në pikëpagesën në Sopot, të Velesit, gjatë kontrollit të veturës “Polo” me targa të Gjevgjelisë, me shofer V.A. nga Gjevgjelia dhe bashkëudhëtarin M.Zh. nga Kroacia, janë gjetur dy çanta të mëdha në të cilat ka pasur gjithsej 40 pako me drogë”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga atje përfundojnë se për rastin është njoftuar prokurori i Prokurorisë Publike Themelore në Veles dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim penal në bazë të nenit 215 të Kodit Penal.