R E F E R E N D U M I(i 1 e 2 marsit 1992)

Me rastin e 33-vjetorit të mbajtjes së REFERENDUM-it, të 1 e 2 marsit 1992, popullata me shumicë shqiptare e Komunës së Preshevës, Medvegjës, dhe Bujanocit shpalli këtë KRAHINË si Autonome, duke themeluar edhe Kuvendin për Autonomi Territoriale-Politike të shqiptarëve të këtij Rajoni.

Pas artikulimit të vullnetit të manifestuar në organizimin dhe mbajtjen e REFRENEDUM-it plebishitar të kësaj Krahine, në mbrojtje të vullnetit të shprehur. Referendumi ishte dhe mbeti si një formësim i angazhimit e kolektivitet i organizuar i këtij Rajoni.

Është treguar pjekuria e faktorizimit politik i shfaqur si rezistencë e shqiptarëve të treguar përmesë organzimit dhe daljes për votim në REFERENDUMI-n PLEBISHITAR.

Ishte dhe mbeti udhërrëfyes për vizionin e të adhmes politike.

Kjo Krahinë ngriti e afirmoi në nivelin më të lartë, edhe arritjen e nënshkrimit të Marrëveshjes së KONÇUL-it, me prezencë, dhe garantimin e faktorit politik të BE-së dhe atij ushtarak të NATO-s.

Kjo Krahin shqiptare vazhdon të mbetët Rajoni më i pazhvilluar në gjithë Evropën, është Krahina më e diskrimunuar në gjithë Evropën-Kur kemi pasivizim e diskriminim, një pastrim etnik dhe shkelje e të drejtave e lirive të njeriut dhe të drejtave kolektive.

Fryma Shqiptare nuk mbrohet vetëm në Tiranë, Shkup e Prishtinë e gjetiu por edhe në këto hapsira të Komunës së Preshevës, Medvegjës, dhe Bujanocit dhe hapasira tjera etnike shqiptare.

Referendumi i mbajtur më datën e 1 e 2 mars të vitit 1992, dhe kryengritja e armatosur-formimi i UÇPMB-ës, në mbrojtje të pragut dhe identitetit që luftoi heroikisht duke sakrifikuar dhe arriti në ndërkombëtarizimin e çështjes së kësaj Krahine, tregon se statusi i saj politik, nuk është zgjidhur ende.

Shkruar, nga Refik HASANI