
Më datë 01.01.2025, 58-vjeçari nga rajoni i Gostivarit ka raportuar në Stacionin Policor të Tetovës se është mashtruar për 200.000 euro nga Е.I.Ј.(47) nga Nigeria, B.А.(45) dhe L.Ј., të dy nga Lituania, të cilët i kishte njoftuar përmes një personi nga fshatrat e Likovës. Sipas raportit, i dëmtuari ka paguar 200 mijë euro gjatë vitit 2023, në Kroaci, Spanjë dhe Gjermani, me marrëveshje që të investojnë edhe 50 milionë euro në investimin e përbashkët. Por ata nuk i investuan paratë dhe pasi kontrolloi kontratat dhe pa që ato nuk ishin të noterizuara, kuptoi se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.