
Këtë vit, fillimi i Ramazanit përkon me përfundimin e fazës së parë të armëpushimit të brishtë që ndali përkohësisht luftën 16-mujore të Izraelit në Rripin e Gazës.
Ndërsa muaji i shenjtë i Ramazanit fillon, kriza humanitare në Gaza po përshkallëzohet, me palestinezët që përballen me vështirësi për të siguruar ushqim dhe ujë, duke e rënduar edhe më shumë vuajtjen e tyre. Imazhet tregojnë banorët duke bërë pazar dhe duke u përgatitur për Ramazan në rrënojat e enklavës bregdetare pothuajse të shkatërruar.
Ramazani konsiderohet një periudhë me tensione të larta, veçanërisht në territoret palestineze të pushtuara, përfshirë Jerusalemin Lindor. Hamasi u ka bërë thirrje palestinezëve të rrisin praninë e tyre në xhaminë Al-Aksa gjatë muajit të shenjtë.
Palestinezët nga gjithë Bregu Perëndimor i pushtuar dëshirojnë të falen në xhami, por policia izraelite tradicionalisht ka penguar hyrjen dhe ka sulmuar besimtarët.
Për shumë palestinezë të zhvendosur që kanë shpëtuar nga lufta dhe shkatërrimi, ky Ramazan shënon një tjetër periudhë ndarjeje nga familjet e tyre në Gaza. /