
SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal kundër G.S.(48), drejtor i Institucionit Nacional Qendra për Kulturë “Grigor Përliçev” në Ohër, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.
“Ai duke shfrytëzuar pozitën dhe autoritetin e tij zyrtar, pa vendim të këshillit drejtues të institucionit, pa ftesë të rregullt dhe në kundërshtim me rregulloren për shpenzimet e udhëtimit afarist, ka udhëtuar jashtë vendit dhe me këtë i ka shkaktuar dëm buxhetit të institucionit në shumë prej 46.520 denarë”, thonë nga SPB Ohër.