
Gjykata Penale ka shqiptuar masën e sigurimit për dhjetë të arrestuarit në lidhje me aksionin e djeshëm në burgun e Shutkës, kur ish-drejtori i këtij burgu, Filip Andov-Sokol, u ndalua për shpërdorim detyre dhe lirim të paligjshëm të të burgosurve.
Kjo do të thotë se këta persona nuk do të jenë në paraburgim efektiv, por do t’u ndalohet të largohen nga vendbanimi, do t’u kërkohet të paraqiten në gjykatë dhe do t’u konfiskohet përkohësisht pasaporta.
Atyre do t’u ndalohet gjithashtu të vendosin kontakte me të dyshuar të tjerë në procedurë, si dhe ndalesë për aktivitete pune që lidhen me veprën. Në aksionin e djeshëm, përveç ish-drejtorit të burgut të Shutkës, u arrestua edhe një ish-komandant i burgut, si dhe ish-punonjës dhe aktual të policisë së burgjeve që kanë mundësuar arratisjet, si dhe përfitime të tjera për të burgosurit jashtë dispozitave ligjore.