75 vjeçarja ndërron jetë në Strugë

Një grua 75-vjeçare nga Gostivari, me qëndrim në Strugë, është dërguar e vdekur në Qendrën Mjekësore të Strugës, njoftoi sot SPB Ohër shkruan Strugalajm .

Sipas informacionit, dje në orën 19:06, në stacionin policor të Strugës është raportuar se në Qendrën Mjekësore ishte dërguar e vdekur D.I. (75) nga Gostivari.

Siç është sqaruar, gruaja qëndronte në një strukturë private akomoduese në Strugë.

“Ekspertizën në vendin e ngjarjes e ka kryer një ekip nga Stacioni Policor i Strugës, ndërsa një mjek i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i së ndjerës është dërguar për autopsi”, thuhet në njoftimin e SPB Ohër.