
Në Maqedoninë e Veriut në tremujorin e fundit të vitit 2024 u regjistrua rritje e numrit të divorceve në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Në këtë tremujor janë regjistruar 601 raporte për martesa të divorcuara, që shënon rritje me 23.9 % në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2023”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në vitin 2024 në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 11 014 martesa dhe 1991 divorce.
“Numri i martesave në këtë tremujor është ulur me 14.7 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023 dhe është 2 430 martesa”, raportoi Enti.
Ndryshe, kjo rënie ishte regjistruar edhe në tremujorin e tretë të vitit 2024, krahasuar me tremujorin e vitit paraprak.