Putin: Disa nga elita perëndimore po mundohen të prishin raportet ShBA-Rusi

Presidenti rus Vladimir Putin pretendon se Perëndimi po përpiqet të prish dialogun e ri midis Washingtonit dhe Moskës.

“Ne e kuptojmë se jo të gjithë janë të kënaqur me rifillimin e kontakteve ruso-amerikane. Disa elita perëndimore janë ende të vendosura për të ruajtur jostabilitetin në botë. Këto forca do të përpiqen të prishin dialogun që ka filluar”, thotë presidenti rus.

“Duhet ta marrim parasysh dhe të përdorim të gjitha mundësitë e diplomacisë dhe shërbimeve speciale për të parandaluar përpjekje të tilla”, shton ai.

Putin thotë gjithashtu se Perëndimi ka filluar të shembet “nga brenda”, duke thënë se kjo “dëshmohet nga problemet në ekonominë e shumë vendeve perëndimore”.