ISHP: Këtë vit ka më shumë të sëmurë me grip në RMV krahasuar me vitin e kaluar

Në sezonin 2024/2025, numri i përgjithshëm i rasteve me sëmundje të ngjashme me gripin është 17.375 dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar, numri i rasteve të raportuara është rritur me 36.4 përqind, njofton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) në raportin e fundit për gripin dhe sëmundjet e ngjashme gripin, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë javës së tetë të vitit 2025 (17-23 shkurt), janë raportuar 3.035 raste të raportimeve në grup të sëmundjeve të ngjashme me gripin, që është 11.3 përqind më shumë krahasuar me javën e kaluar. Numri i personave të regjistruar këtë javë krahasuar me javën e tetë të sezonit të kaluar është rritur me 3.7 herë”, thuhet në raport.

ISHP bën të ditur edhe për një vdekje të lidhur me gripin.

“Bëhet fjalë për një person 78-vjeçar nga Shkupi i cili është shtruar në Universitetin e Alergologjisë Pulmonare. Tek i vdekuri u konstatua prania e sëmundjeve shoqëruese dhe ai nuk ishte vaksinuar me vaksinën e gripit sezonal. Te personi i vdekur është konfirmuar laboratorikisht gripi A(H3)”, thuhet në raport.

Kujtojmë se vaksinimi ka nisur më 21 tetor të vitit të kaluar dhe deri javën e kaluar (nga java e gjashtë e sezonit) vaksinën e kanë marrë gjithsej 72.288 persona.