
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Strugë-Dibër, ku dy mjete motorike janë përplasur mes vete. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë mbetur të lënduar.
Sipas informacioneve nga Spitali i Strugës, dy nga të lënduarit po marrin trajtim në këtë spital, ndërsa dy të tjerët, për shkak të specifikave shëndetësore, janë dërguar për trajtim të specializuar në Spitalin e Traumës në Ohër dhe në Kardiologjinë e Ohrit.Mjeku kujdestar kirurgu Berat Lena potencon se dy nga të lënduarit që po trajtohen në Spitalin e Strugës janë në gjendje stabile dhe po rehabilitohen.
Autoritetet po hetojnë rrethanat e këtij aksidenti pasi ishin në vendngjarje njoftojnë dëshmitarët okularë.