Vezir Pollozhani:Braktisja institucionale detyron fshatrat e Strugës të ndërtojnë vetë murin mbrojtës në Drasllajcë!

Si pasojë e harresës institucionale, Bashkësitë Lokale të Bixhovës, Drasllajcës, Livadhit, Dollogozhdës, Koroshishtit, Tateshit të Poshtëm, Tateshit të Epërm, Misllodezhdës dhe Novosellës morën iniciativën për ndërtimin e një muri mbrojtës rreth kanalit në Drasllajcë. Ky kanal, sidomos gjatë dimrit, ishte një burim i vazhdueshëm aksidentesh për shkak të rrëshqitjeve përveç rrezikimit të jetës se udhëtarëve dhe shoferëve, ka shkaktuar dëme të mëdha materiale shkruan Strugalajm.

Vezir Pollozhani, kryetar i Bashkësisë Lokale të Bixhovës, theksoi se ky hap u ndërmor për shkak të braktisjes institucionale, pasi autoritetet nuk ndërmorën asnjëherë ndonjë veprim për të zgjidhur këtë problem, pavarësisht se qytetarët dhe Bashkësitë Lokale janë dëmtuar vazhdimisht nga kjo situatë.

Për realizimin e këtij projekti, përveç banorëve të këtyre fshatrave, ndihmë të madhe dhanë edhe bizneset lokale, të cilat kontribuuan financiarisht dhe me mjete ndërtimi, duke treguar solidaritet dhe përgjegjësi ndaj komunitetit.