Së shpejti Struga do të ketë një destinacion të ri për shopping dhe argëtim

Së shpejti Struga do të ketë një destinacion të ri për shopping dhe argëtim.

Të frymëzuar nga nevoja për të krijuar një destinacion që do të sjell freski në qytet, duke mundësuar ofertë për secilën shije, Nabizi Retail Park është krijuar sipas standardeve dhe praktikave më të fundit.

Qëllimi ynë kryesor është të mundësojmë përvojë të shkëlqyer për konsumatorët dhe të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik të qytetit.

Në kuadër të projektit ka pompë benzine me minimarket, fast food restorante dhe coffee shop , hotel me rooftop restorant dhe këndi i lodrave për fëmijë më i madh në rajon me snack food restorant dhe kabinete për organizimin e festave të ditëlindjeve, që e bën një destinacion atraktiv për Struganët dhe banorët e qyteteve përreth.

Nabizi Retail Park është bashkim i stilit unik dhe funksionalitetit, i shtrirë në një hapsirë prej 50.000m2, me 800 vende parkimi, me hapsira afariste prej 20.000m2, njëherësh paraqet edhe retail parkun më të madh në vendin tonë.

Brendet më të mira internacionale dhe nacionale do të prezantojnë portofolin e produkteve të tyre në një destinacion të ri, modern dhe atraktiv për shopping dhe argëtim.

Përzgjedhja me kujdes e brendeve krijon një tërësi që në një periudhë afatgjatë do ti shërbejë një mase të madhe dhe të larmishme konsumatorësh.

Së shpejti, NABIZI RETAIL PARK, GJITHËÇKA NË NJË VEND !