
Me datë 24.02.2025, në ora 12:30 para kazinosë në rrugën “Marks dhe Engels” në Strugë, policët nga MPB- Strugë kanë ndaluar një 47 vjeçar nga fshati Podgorcë i Strugës, i cili më parë kishte prishur rendin dhe qetësinë publike në kazino nga sjelljet agresive ndaj personelit në kazino dhe të tjerëve prezent.
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës, njofton SPB-Ohër.