
Sonte në Gostivar, në prani të liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, dhe qindra anëtarëve dhe simpatizantëve të shumtë të BDI-së, Talat Xhaferi u zgjodh si Shef i Shtabit Politik të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Gjatë takimit, u diskutuan sfidat dhe zhvillimet politike aktuale, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe përmirësimit të arritjeve të shqiptarëve për dekada me radhë.
Ali Ahmeti theksoi se Bashkimi Demokratik për Integrim nuk do të tolerojë për asnjë çmim të zhbëhen këto arritje, dhe se asnjë grupacion politik nuk do të mund të dëmtojë të drejtat dhe interesat e shqiptarëve. Ai gjithashtu siguroi të pranishmit se do të shfrytëzohet çdo mekanizëm demokratik në dispozicion për të parandaluar çdo përpjekje për të minuar elementet themelore të Marrëveshjes së Ohrit, e cila mbetet një shtyllë e rëndësishme e stabilitetit dhe barazisë në vend.
BDI mbetet e angazhuar për ruajtjen dhe përparimin e të drejtave të shqiptarëve dhe do të vazhdojë të punojë për një të ardhme më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
“Ky është Gostivari i Ali Ahmetit”, ka shkruar kryetari i degës së BDI në Gostivar, Valdet Xhaferi edhe pse BDI ka humbur disa cikle zgjedhore me radhë në këtë komunë.