Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve! Kuvendi miratoi ndryshimet – tregtarët duhet t’i publikojnë çmimet në uebfaqet e tyre!

Kuvendi me shumicë votash miratoi propozim ligjin për mbrojtje të konsumatorëve, i propozuar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Ndryshimet në ligj parashikojnë obligim ligjor për tregtarët me pakicë, pavarësisht bizneseve të vogla, të mesme apo të mëdha, që në uebfaqet e tyre të publikojnë çmimet e produkteve që shesin.

Inspektorati i Tregut do të kontrrolloj punën në qoftë se ka parregullësi do të ketë gjoba.

Deputetët e LSDM-së nuk morën pjesë as në komisione e as në seancë plenare, edhe pse paraprakisht e kritikuan si masë që nuk sjellë asnjë të mirë për qytetarët.

Ky propozim ligj është vazhdim i masave të Qeverisë, pasi paraprakisht vendosi edhe ngrirje të marzhave të fitimit bruto për marketet dhe atë për 102 grupe të produkteve.

Për tetë produkte bazë u vendos marzhë prej 5%, për 55 grupe të produkteve 10%, ndërsa për 39 grupe të produkteve marzhë prej 15%.