MËSIMET E JETËS!

Muhamet Borova

MËSIMET E JETËS!


Jeta është “libiri” më i madh i botës, ku fitohet dituria e pashtershme! Mësimet e jetës duhet të përsëriten që më mirë të mbahen mend.
-Mjedisi themelor ku zhvillohet jeta është familja. Në familjen funksionale dominon harmonia e cila është më e përsosur se harmonia kosmike! Aty ndërtohet personaliteti me konstrukt psikologjik stabil!
-Duhet dikush shumë herë të na mashtrojë, që ta kuptojmë vlerën e sinqeritetit! Disa njerëz që i kemi glorifikuar, kur i njohim nga afër kuptojmë sa të cekët paskan qenë!
-Sa shumë fjalë harxhojmë që dikush të na kuptojë, edhepse e dime se ai përsëri do të veprojë sipas bindjeve të tij! Pse, duhet të harxhojmë aq shumë energji për ti ndryshuar bindjet e dikujt ?

  • Kur shumë kohë kalojmë në një mjedis të varfër, e kuptojmë vlerën e kursimit! Parat që nuk janë fituar me punë, harxhohen për gjërat të kota ! Në momentin kur njeriu mbetet pa para, e kupton vlerën e vërtet të kursimit!
    -Njeriu me virtyte të larta, lumturin e gjen te gjërat e imta! Njeriut pa virtyte i pengon edhe hija e “pallatit”, që vet e ka ndërtuar!
  • Duhet një politikan ta shohim si qytetar të thjeshtë, për ta zbuluar karakterin e tij të vërtet! Dy gjëra e përshkruajnë karakterin e vërtet të politikanit: kur ka pozitë të lartë na largohet, por kur mbetet pa pozitë, na afrohet vetë!
    -Lideri i vërtetë i një shteti është ai që ngjitet në majën e kodrës për ti përceptuar më qartë horizontet e gjëra, të dalloj se bari e gjelbër nuk është verdhë! Për një lider të dështuar dita e djeshme do të jetë dita më e hidhur.
    -Çdo qytetar 30 ditë duhet të mendohet, se për cilën parti politike do të votoj brenda tre sekondash në fletën e votimit (ose absolutisht mos votoj).
  • Kur do të votohet për një qeveri efikase ndërtohet “miti” për shtetin e drejtë. Atëherë në “shpirtin” e shtetit krijohet një mister efektin hyjnor e të cilit do ta ndiejnë qytetarët e lumtur!