Meriton Gega do të udhëheq skuadrën të mërkurën kundër Gostivarit

Të mërkurën Struga Trim Lum do të zhvillojë ndeshjen çerekfinale të Kupës kundër Gostivarit. Pas largimit të trajnerit Qatip Osmani, skuadra në këtë ndeshje shumë të rëndësishme do të udhëhiqet nga ndihmësi i deritanishëm, Meriton

Meriton Gega do të udhëheq Struga Trim Lum në ndeshjen e së mërkurës kundër Gostivarit, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Maqedonisë së Veriut. Gega luante rolin e ndihmës trajnerit të Qatip Osmanit, i cili ditë më parë vendosi të jap dorëheqje pas rezultateve jo të mira, sidomos në fillim të këtij stinori pranveror, kur u mundëm në të dyja ndeshjet e para përballë Gostivarit, gjegjësisht Vardarit.

Interesant është fakti, se Gega edhe vitin e kaluar në tre xhiro para fundit të kampionatit kishte marrë rolin e kryetrajnerit, teksa kishte debutuar pikërisht kundër Gostivarit.

Atë kohë, 4 maj të vitit 2024, neve fitonim minimalisht 1:0 falë golit të shënuar nga Marjan Radeski, ndërsa vetëm 8 ditë më vonë,  me Gegën në krye regjistruam edhe atë fitore të madhe ndaj Shkëndijës, që në fund na e siguroi edhe titullin kampion.

Me Gegën shpresojmë që të na buzëqesh fati sërish, këtë herë në kuadër të Kupës së Maqedonisë, aty ku do të tentojmë të rrëmbejmë trofeun për herë të parë në histori.

1FC STRUGA TRIM LUM362FC Shkupi353KF Shkëndija324FK Sileks275Fk Rabotniçki236GFK Tikvesh227FK Gostivari218FK Akademija Pandev209FK Makedonija Gj.P1810FK Bregallnica1711FC Voska Sport1712FK Vardar