
Nënkryetari i Skenderajt Sami Lushtaku ka folur për deklaratën e Fatmir Limajt, i cili e la të hapur mundësinë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, çka shkaktoi debat të gjerë në vend.
Lushtaku u shpreh në t7 se nëse do shkonte me Kurtin, Limaj do të merrte fund politikisht, transmeton klankosova.tv.
”E vërteta është që unë e kam bashkëluftëtar, kemi hangër dreka e darka e kemi komuniku bashkë, dëshira jem ka qenë gjithmonë që ai të kthehet në shtëpinë e familjen e vet, në Partinë Demokratike të Kosovës, dhe Fatmir Limaj nëse do që përfundimisht me përfundu politikisht, mundet me shku, por nuk e besoj edhe këtë pjesë”, tha Lushtaku.