
Përpjekjet e kryetarit të komunës së Kërçovës për të tërhequr vëmendjen e publikut janë të kota, dhe në vend që të mbledhë pikë të vogla politike, ai duhet të fokusohet në përmbushjen e kushteve ligjore të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve, për mosrespektimin e të cilit i janë hequr edhe kompetencat.
Kryetari duhet të pranojë para qytetarëve arsyet e vërteta të situatës që ka çuar në heqjen e kompetencave, në vend që të tërheqë vëmendjen për gjuhën në të cilën është shkruar aktvendimi.
Si ministri, detyra jonë është të monitorojmë ligjshmërinë e punës së kryetarëve të komunave dhe organeve të komunës, në nivel shtetëror.