
Shqiptarët duhet votojnë kundër thirrjeve të Elon MuskAleatët e Donald Trump në Gjermani kundër njohjes dhe shtetit të Kosovës. AFD e njohur si pasardhës të nazistëve synojnë sot fitore në zgjedhje.Më 30 tetor 2024, bashkëkryetari i Alternativës për Gjermani, AfD, Tino Chrupalla, ishte në Beograd, i ftuar nga ministri i Brendshëm Ivica Daçiq.Ata biseduan për “gjendjen e rëndë të minoritetit serb në Kosovë…”, u tha pas takimit. Ndërsa Chrupalla ka “falënderuar qeverinë serbe për angazhimin e saj aktiv për mbrojtjen e kufijve dhe për angazhimin e saj paqësor dhe tregti të lirë në Evropë… Në interes të qytetarëve të Gjermanisë dhe Serbisë ne do të angazhohemi së bashku për një kontinent të sigurt dhe për mirëqenie në Evropë”.Ndërsa në konventën përfundimtare të AfD në Gjermani, këto ditë ka qenë për vizitë edhe ministrja Gjurgjeviq-Stamenkovski, e cila ka mbajtur një fjalim ku tha se “Do të vijë koha që Kosova të jetë prapë Serbi…”Ajo është pritur në Bundestag nga Chrupalla. Vetë ministrja serbe ka publikuar edhe një foto, ku shihet së bashku me Chrupallën duke mbajtur një hartë të Kosovës me mbishkrimin serb “nuk ka dorëzim”!Kjo ministrja vjen nga një parti ekstremiste djathtiste në Serbi, me emrin Zavetnici, por tani është në kabinetin e qeverisë serbe.
